Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, në fshatin Stan Tërg, rreth orës 14:00.
Lajmin e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Zahiti ka shtuar se pos të lënduarve kishte edhe dëme materiale, si dhe të përfshira në aksident ishin dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podojuvë, përkatësisht në fsh Stan Terg, në aksidnet janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materilale lëndime ka pësuar nëntë (9) persona”, tregoi për Front Online.