×
  • Kronika
  • Kronika

    Nëntë të arrestuar në Kosovë për krime kibernetike, vlera e dëmit të shkaktuar miliona euro

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, mbi dyshimin për veprën penale krime kibernetike, mashtrim ndaj qytetarëve të shteteve të ndryshme të Europës.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, si dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar (Gjermaninë), pas hetimeve disamujore dhe shkëmbimit të informacioneve me Autoritetet Gjermane, gjatë ditës janë kontrolluar 13 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, ku janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshimtë (disa prej tyre në flagrancë). Bazuar në dyshimet e mbledhura gjatë hetimeve, është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z dhe H.B., në bashkëveprim me njëri tjetrin, me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme, përmes sistemeve kompjuterike kanë komunikuar përmes e-maileve dhe telefonit me viktimat, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë mashtruar dhe më pas detyruar që përmes institucioneve mikro-financiare që operojnë në Republikën e Kosovës, të ju dërgojnë mjete financiare (para) në vlera të ndryshme. Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar, të gjitha provat relevante të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale Gjithashtu, në cilësi të provave janë sekuestruar: – 35 (tridhjetë e pesë) shtëpiza kompjuteri; – 31 (tridhjetë e një) monitorë kompjuteri; – 4 (katër) llaptopa; – 1 (një) veturë Audi A8; – 15 (pesëmbëdhjetë) telefona mobil; – 5 (pesë) USB; – 53 (pesëdhjetë e tre) CD; – 2 (dy) revole me gaz; – 52 (pesëdhjetë e dy) copë municion; – Dokumentacion i ndryshëm (fletore, dorëshkrime etj.). Me urdhër të Prokurorit të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tetë (8) të dyshuarit me inicialet A.K., K.B., F.G., A.S., H.K., L.B., L.B., E.Z janë dërguar në mbajtje, ndërsa, e dyshuara me inicialet H.B., është liruar në procedurë të rregullt. Me respekt, Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

     

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka theksuar se ua ka bërë të qartë liderëve të partive politike në Kosovë, se...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve. Igball Jashari...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademajt. Aktakuzw për rastin nuk është ngritur ende. Prokuroria ka thënë se hetimet po...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve. “Deri me tani për...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë, kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.