Futbollistët e Chelseat e fituan trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmjen e kaluar mposhti Manchester Cityn 0:1.
Dueli anglez në Porto u vendos nga gjermani Kai Havertz me golin e shënuar në minutën e 43-të të ndeshjes, shkruan FrontOnline.
Trajneri i kampionit të ri të Evropës, Thomas Tuchel ndau përshtypjet e para pas ndeshjes.
“Ishte një ndjenjë e mahnitshme që aktualisht e ndajmë me të gjithë. Ne e bëmë atë. Nuk e di se si ndihem. Isha aq mirënjohës që arrita për herë të dytë në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë trajneri gjerman.
“Ndihesha se isha afër triumfit. Futbollistët ishin të vendosur të fitonin. Ishte ndeshje e vështirë psikologjike, duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Tuchel në “BT Sport”.
Ndryshe, nëntë muaj më parë, Tuchel sa ishte trajner i Paris Saint-Germainit dështoi në finalen e kësaj gare kundër Bayern Munichut./FrontOnline/