Mësimdhënësit e komunës në Vitisë janë të vetmit që nuk i kanë marrë ende pagat e muajit shtator, ani pse shënon data 9 tetor 2024.
Nga Ministria e Financave pohojnë se kjo komunë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm dhe se pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të Komunës, duke i lënë jashtë punëtorët e arsimit.
Si pasojë e kësaj punëtorët e arsimit në Viti kanë protestuar para qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk ua ekzekutoi pagat.
Pavarësisht protestave gjendja është e njëjte e pagat nuk u janë ekzekutuar ende sektorit të arsimit në Viti e lidhur me këtë problematikë për FrontOnline është deklaruar kryetari i kësaj Komune, kreu i SBASHK-ut dhe deputeti nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri.
Kryetari i Vitisë:Pagat besoj dalin sot apo nesër
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar për Front Online se janë ende duke pritur për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke shpresuar që ato do të realizohen sot ose nesër. Ai ka autorizuar punonjësit e buxhetit të flasin me pjesën profesionale në Ministrinë e Financave, e cila ka shprehur dakordësinë lidhur me situatën dhe beson se pagat do të ekzekutohen së shpejti.
“Jemi ende duke pritur, besoj qe pagat do të ekzekutohen sot apo nesër. Unë I kam autorizuar punëtorët e buxhetit të financave të flasin me pjesën profesionale në ministri , pjesa profesionale është dakorduar lidhur me dhe besoj që do të ekzekutohen pagat më në fund’’, tha Haliti.
Haliti gjithashtu theksoi se ankesat për vonesat janë të natyrshme dhe theksoi se është e papranueshme dhe e paqartë ligjërisht që mësimdhënësit të mbesin pa paga deri më 9-të të muajit. Ai përmendi se ligji për paga garanton të drejtat e çdo punëtori mbi të ardhurat e veta dhe se këto paga duhet të ekzekutohen pa vonesa.
‘’Ankesa kemi pasur sepse është e natyrshme te këtë ankesa nuk është e kuptueshme as ligjore nuk është deri m ë datën 9 të mbesin pa paga mësimdhënësit
Ligji për paga i garanton çdo punëtori mbi të ardhurat e veta dhe është dashur të ekzekutohen këto paga ‘’, përfundoi Haliti për FrontOnline.
Rrahman Jasharaj: Nëse Hekuran Murati nuk i procedon pagat për mësimdhënësit e Vitisë do të ndërmarrim veprime sindikale
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, për FrontOnline ka theksuar se situata e pagave në Viti është tejet problematike. Në një bisedë me kryetarin e sindikatës në Viti, ai u informua se paga ende nuk është ekzekutuar. Ai shprehu disa shpresa se po zhvillohen biseda mes institucioneve lokale dhe atyre qendrore, por apeloi ministrin Murati që të përmbushë obligimet ndaj punonjësve të arsimit në Viti, duke theksuar se ata nuk kanë ndonjë faj për këtë situatë.
‘’ Situata e pagave në Viti është e keqe , në një bisedë me kryetarin e sindikatës në Viti ai më deklaroi se paga ende nuk ka, kishim pak shpresa se janë duke u zhvilluar sipas tij biseda mes institucioneve lokale dhe qendrore, por unë si kryetar i SBASHK-ut bëj apel ndaj ministrit Murati që të kryejë obligimin e tij ndaj punëtorëve të arsimit në Viti sepse ata nuk kanë ndonjë faj’’, tha Jasharaj për FrontOnline.
Kryetari i SBASHK-ut theksoi se është e nevojshme që institucionet e komunës së Vitisë të ulen në bisedime me ministrin për të rregulluar çdo problem që ekziston mes tyre. Ai shprehu shqetësimin se me kalimin e ditëve të tetorit, kolegët e tij mbeten pa paga dhe një pjesë e tyre varen nga këto paga për të përballuar detyrimet, përfshirë kredinë bankare, që mund të sjellë rritje të kamatave.
‘’ Duhet të ulen e të bisedojnë niveli lokal pra institucionet e Komunës së Vitisë me ministrin Murati dhe t’i rregullojnë cilado probleme qofshin mes tyre, por kjo situatë nuk është e mirë sepse ditët e tetorit po ecin kolegët tanë atje kanë mbetur pa paga dhe një pjesë e tyre varen vetëm nga këto paga, aq më keq shumë nga këta janë edhe në kredi me banka dhe pastaj bankat mund ti dëmtojnë me kamata shtesë’’, tha Jasharaj.
Ai shprehu dëshirat për që pagat të ekzekutohen sa më shpejt, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon kështu, mund të merren masa sindikale.
‘’Uroj që pagat të ekzekutohen sa më shpejtë sot ose nesër sepse në të kundërtën mund të paralajmërohen veprime sindikale’’, përfundoi Jasharaj.
Lutfi Haziri për mosekzekutimin e pagave në Viti: Qeveria “Kurti” me standarde të dyfishta për Anamoravën
Lufti Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, ka kritikuar mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se kjo është një ndërhyrje e papranueshme nga pushteti lokal. Ai ka shprehur shqetësimin se ky veprim cenon të drejtat e shërbyesve civilë dhe publikë, të cilët, sipas garancive të qeverisë, duhet të marrin pagat në mënyrë të drejtpërdrejtë.
‘’ Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pushtetin lokal edhe aq më keq është tendencë për ta stërkequr deri në pafundësi të drejtën e shërbyesit civil dhe publik sepse ka të bëjë me grantet e qeverisës, i cili garanton se punonjësit civilë dhe shëndetësorë qofshin ata në komunë në arsim apo institucione tjera lokalë që të ardhurat e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në të njëjtën kohë duhet të paguhen’’, tha Haziri.
Haziri theksoi se situata tregon standarde të dyfishta dhe nënvizon se agjenda politike për zgjedhjet e 9 shkurtit po ushtrohet mbi punonjësit. Ai kërkoi që pagat e mësimdhënësve të ekzekutohen njësoj si për çdo grup tjetër, duke iu referuar ligjit të punës dhe kushtetutës së Kosovës
‘’ Kjo tregon qartë se ka standarde të dyfishta ka agjendë politike që Vitinë ,Anamoravën me e ngulfat me e bashkëngjit dhe ta bashkëngjisë agjendën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe natyrisht presion i pa drejtë politik ndaj punonjësve që u garanton Kushtetuta edhe Ligji i Punës edhe Ligji i Shërbyesve civilë dhe çdo ligj në Kosovë që kur të tjerëve tu ekzekutohen pagat të ekzekutohen edhe për ata’’, përfundoi Haziri.