Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministri Çeku.
P
ërmes memorandumit përcaktohet përkrahja financiare e MKRS-së për Federatën e Hendbollit të Kosovës për vitin 2021.
Sipas ministrit Çeku federatat do të marrin përkrahje shtesë pos asaj që parashikohet në memorandum.
Pos FHK-së të premten memorandumet i kanë nënshkruar edhe tetë federata tjera sportive si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Memorandumi është nënshkruar në bazë të kategorizimit të sporteve./FrontOnline/