Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe ministri Hajrulla Çeku ishin të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit, duke theksuar se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, përcjell FrontOnline.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë gjithmonë mbështetëse për Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke e përkrahur në projekte të ndryshme.
Ndihma nga MRKS është shumë e rëndësishme dhe domethënëse për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës, sidomos tani kur ende po përballemi me vështirësitë e pandemisë me COVID-19.
Në këtë periudhë federatat do të pranojnë gjysmën e vlerës së memorandumit, ndërsa pagesat tjera do të procedohen në tremujorin e tretë dhe të katërt./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovobasketballfederation/posts/817432828887696?__cft__[0]=AZUJyQDBEA7nNCKASsgEz1HZ-zHuJ3a70Jwr0VPXcLm45tEdIe1oAFbVZ8G9nbcTzJC5KkEy_Eis0ZebCb8F23HKogsnsk4EO2haHeg7M66jCgYaGeKrb7uBhOQ2CbDE2oiTCe-qjeXq6y-SjxfIx8Qf&__tn__=%2CO%2CP-R