×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nënshkruhet memorandum për zhvillimin e tregjeve financiare

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë, Ervin Mete kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në funksion të rregullimit, licencimit dhe mbikëqyrjes së tregjeve.

    Përmes këtij memorandumi BQK-ja dhe AMF-ja vendosin një sistem bashkëpunimi reciprok dhe shkëmbim të informacioneve mes palëve, bazuar në rëndësinë e zhvillimit të tregjeve financiare të të dyja vendeve, i cili do të shtrihet në tregjet e sigurimeve / risigurimeve, tregjet e kapitalit, aktivitete të tjera financiare jobankare.

    Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e këtij Memorandumi.

    Ai u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit reciprok mes dy rregullatorëve në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, në funksion të mbarëvajtjes dhe zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrje.

    Ndërsa, drejtori i AMF-së, Ervin Mete falënderoi Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e tij në finalizimin e këtij memorandumi, duke theksuar se marrëveshja e re e bashkëpunimit i përgjigjet jo vetëm zhvillimeve të kohës, por edhe çështjeve që kanë dalë në pah ndër vite mes Autoritetit të

    Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Me anë të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, parashihet vlefshmëria reciproke e policave të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, detyrimet reciproke mbi praktikat e dëmeve.

    Memorandumi thellon linjat e bashkëpunimit mes dy rregullatorëve në funksion të mbikëqyrjes së integruar dhe efektive, në veçanti përmes kolegjeve mbikëqyrëse të grupeve të sigurimit, për shoqëritë vendase të sigurimit dhe risigurimit, të cilat kanë investime apo degë të tyre në vende të tjera.

    Gjithashtu, sa i përket tregut të sigurimeve palët angazhohen të adresojnë çështje të veçanta të mbikëqyrjes në të dy vendet, si vlefshmërinë reciproke të policave të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, detyrimet reciproke mbi praktikat e dëmeve apo trajtimin dhe pagesën e dëmeve.

    Në lidhje me tregjet e kapitalit, Shqipëria është në një stad më të avancuar për sa i përket kuadrit ligjor, nëpërmjet ligjeve të miratuara së fundmi, si edhe ka krijuar infrastrukturën e tregut, Bursën dhe Regjistrarin.

    Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar nga të dyja palët, do të jetë në fuqi për një periudhë kohore të pakufizuar, derisa i njëjti shfuqizon Memorandumin e mëparshëm që ishte në fuqi nga viti 2008.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Idriz Vehapi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), ka njoftuar se ka takuar ish lojtarin e KF "Prishtina", Sahit Kelmendin....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.