Sot në Podgroricë është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e sigurimit kufitar në mes Malit të Zi dhe Kosovës.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi Boris Saban, raporton FrontOnline.
Kjo marrëveshje ka të bëjë me njohjen reciproke të certifikatës së sigurimit për mbulimin e përgjegjësisë në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella, në Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi.
Me nënshkrimin e MoU-së në fjalë, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë./FrontOnline