×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja Itali-Kosovë për zhvillimin e arsimit parashkollor

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Në Ministrinë e Arsimit në prani të ministrit Ramë Likaj dhe Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando, u organizua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në sektorin e edukimit parashkollor me OJQ-në italiane “Vullnetarët në Botë RTM”.

    Marrëveshja është pjesë e Projektit PEDAKOS – Preschool Education Development Alliance for Kosovo, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor.

    Siç bëhet e ditur, projekti do të zgjasë tri vjet dhe ka një vlerë totale prej 970,000 Euro me një kontribut nga Kooperacioni Italian prej 905,333 Euro. Projekti është rezultat i bashkëpunimit mes Kooperacionit Italian, PEDAKOS, nga pala italiane, dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Institutit Pedagogjik i Kosovës, Universitetit të Prishtinës, nga pala kosovare, me kontributin e tre organizatave jofitimprurëse, OJQ-të e Childproof, Botanka dhe Shpresa dhe Jetës.

    Qëllimi është të ndihmohen institucionet kosovare në zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017-21 për arsimin parashkollor (0-5 vjet), duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve arsimore të ofruara nga shkollat për parashkollorët. Nënshkrimi i Marrëveshjes do të mundësojë (1) forcimin e aftësimit profesional të stafit parashkollor; (2) ndarja e praktikave të mira dhe ndërhyrjet e rikualifikimit në 15 shkolla pilot përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve italianë (pedagogë, arkitektë, mësues); dhe (3) zhvillimin e partneriteteve më efikase publik-private, përfshirë ndihmën e Ministrisë së Arsimit për të rimëkëmbur Këshillin Kombëtar të Institucioneve Parashkollore.

    Ministri i Arsimit, Ramë Likaj foli për nismën duke konfirmuar gatishmërinë e tij edhe për bashkëpunime të radhës.

    “Ne si MASH, jemi mbështetës dhe shumë optimist që ky projekt do të udhëhiqet në mënyrën më të mirë. Përfitues fillestar do të jenë gjithsej 15 institucione parashkollore, publike, private dhe ato me bazë në komunitet. Mbi bazën e raportimit të pilotimit të këtij projekti do të vazhdojmë shtrirjen edhe në institucione tjera parashkollore”, tha ai

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando theksoi rëndësinë e projektit duke konsideruar se forcimi i kapacitetit për t’i siguruar të rinjve arsimin më të mirë të mundshëm është thelbësor për të krijuar mundësi gjithnjë e më të mira për brezat e ardhshëm. “Italia ka përvojë të gjerë në sektorin pedagogjik dhe ne jemi të nderuar që jemi në gjendje të ndajmë praktikat tona të mira dhe njohuritë tona në këtë sektor me institucionet kosovare ”, tha ai.

    Ambasadori gjithashtu konfirmoi angazhimin e Italisë për të mbështetur rrugët arsimore nga fëmijëria e deri në specializimet pasuniversitare, sidomos në këtë fazë të vështirë të pandemisë. “Jam shumë i lumtur të shoh angazhimin e Agjencisë sonë të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe shoqërisë sonë civile përkrah institucioneve dhe shoqërisë civile”, përfundoi Ambasadori italian.

    Federica Arezzi, koordinatore e PEDAKOS për RTM theksoi se “Falë PEDAKOS, Kooperacioni Italian u ofron institucioneve dhe shkollave në Kosovë një mundësi unike të shkëmbimit me një përsosmëri italiane të njohur globalisht në sektorin e arsimit: Qasja Reggio Emilia , një arsim i njohur dhe efikas i zhvilluar në qytetin e Reggio Emilia, i cili sot frymëzon mbi 35 vende në botë”.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka vizituar, ish të burgosurin politik, filmbërësin dhe piktorin e njohur, Mentor Kaçin. Kurti thotë...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 74-vjeçar është ndaluar nga policia e në Ferizaj pasi disa ditë më parë me veturë ka bërë kthim gjysmërrethi tek nënkalimi...
    Lajme12 Janar 2025
    Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi që i njëjti në rrugën...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.