Nënkryetari i komunë së Beogradit, Goran Vesić është ndaluar të hyjë sot në Kosovë.
Kështu të paktën bën të ditur portali Informer.
Ndryshe, ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) njoftoi se nuk do të lejonte vizitën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.
E po ashtu as të tre bashkëpunëtorëve të tjerë, që do të vinin me të, Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petković dhe ish-drejtorit të kësaj zyre, Marko Đurić.