×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së: Jemi të hapur për koalicion me VV-në

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Shaqir Totaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës tha se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai theksoi se përveç interesit të përgjithshëm rëndësi shumë të madhe ka dhe interesi i vetë PDK-së.

    “Para se në të bashkëpunojmë më Lëvizjen Vetëvendosje ata duhet të reflektojnë, duhet të largohen nga një qasje që ata tanimë e kanë bërë tradicionale e cila bazohet kryesisht vetëm në akuza dhe jo në diçka konstruktive apo pozitive për të ardhmen e vendit,” – tha nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Ndër të tjera sipas Totaj reagimi i LVV-së pas vendimit të PZAP-së për moscertifikim të kandidatëve ishte një veprim që pritej pasi sipas tij kjo parti nuk i zbaton ligjet.

    “Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai në euronews.

    Sa i takon marrëdhënies së PDK-së dhe Nismës, Shaqir Totaj tha se nuk ka asnjë tension midis tyre dhe fakti që partia ku ai është anëtar nuk është e gatshme për koalicione nuk do të thotë që ka probleme mes PDK-së dhe Nismës.

    Akuzat e Vetëvendosjes se PDK-ja është përgjegjëse për ngjarjet aktuale në Kosovë, si dhe largimin e të rinjve apo korrupsionin, Totaj i cilësoi si të pabaza.

    Sipas tij këto fenomene janë të zakonshme për shoqëritë e reja, aq më tepër Kosova e cila nuk ka shumë vite që dalë nga lufta, por kurrsesi nuk janë përgjegjësi që mund t’i ngarkohen vetëm një partie.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Sport16 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Rumanisë ka dënuar vendimin e Kombëtares së Kosovës për të mos u kthyer në fushë pas kërkesës së gjyqtarit,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.