×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK’së: BE dhe Lajçak ta detyrojnë se pari Serbinë ta ndryshojë Kushtetutën

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Përfaqësuesi i BE’së, Mirosllav Lajcak, të bëjë presion së pari mbi Serbinë për ta ndryshuar Kushtetutën ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

    Haziri, i cili ka qenë pjesë e negociatave me Serbinë për më shumë se një dekadë, ka thënë se presoni për të ndryshuar Kushtetutën serbe duhet të vijë edhe nga BE’ja.

    “z. Lajcak është EUSR i besueshëm dhe kredibil me detyru Serbinë të hedhë hapin e parë në ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Haziri, për Express.

    Serbia nuk e ka ndryshuar Kushtetutën ku Kosova është pjesë e saj. Madje, Kosova përmendet në preambulën e kushtetutës serbe.

    Për këtë fakt, Haziri kërkon që BE’ja t’i bëjë presion Serbisë dhe të ndryshojë dokumentin më të lartë juridik.

    “Bashkimi Evropian duhet ta shtyjë faqen e parë të Kushtetutës së Serbisë se aty është problemi e jo në Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Haziri.

    Mirosllav Lajcak, gjatë vizitës në Beograd, tha se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën dhe të formojë Asociacionin siç është nënshkruar në Bruksel. Në të kundërtën, ai ka thënë se pa kompromis nuk mund të ketë normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

    Sidoqoftë, Lutfi Haziri thotë se procesi duhet të përmbyllet shpejt pa u prekur territori dhe duke u njohur pavarësia e Kosovës nga Serbia.

    “Procesi i tillë është i rëndë por duhet të mbyllet shpejt me një agjendë të zbardhur, kohë dhe format të përcaktuar. Pranimi i pavarësisë, sovranitetit dhe territorit të Kosovës është detyra e parë”, ka thënë ai.

    Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata nga Rambujeja, Vjena e Brukseli. Në procesin e Vjenës është pranuar Pakoja e Ahtissarit mbi të cilën është krijuar Republika e Kosovës dhe janë bërë favore ndaj komunitetit serb, duke i dhënë fuqi në Parlament dhe në nivelin lokal në fushën e arsimit e shëndetësisë.

    Tash, Serbia po kërkon të themelohet një Asociacion me të cilin do t’i jepeshin komunitetit serb edhe kompetenca ekzekutive në disa fusha përfshirë edhe në fushën e sigurisë.

    Por, Kryetari i Gjilanit thotë se Serbia duhet të pajtohet me situatën dhe statusin e Republikës së Kosovës.

    “Hapi i dytë është që Serbia duhet ta kuptojë që nuk mund të kërkojë asnjë lloj kompensimi për asgjë me statusin e Republikës së Kosovës as ndaj Kosovës dhe as ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se veprimet e sotme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Lipjan, vizitoi nënkalimin e parkingut të qytetit të...
    Lajme15 Janar 2025
    Autoritetet kosovare sot kanë mbyllur edhe disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa prej komunave të Kosovës. Aksionet policore u...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se të mërkurën është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.