×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Unë jam për me votu kandidatën për presidente

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

    Muhaxheri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentit mbetet kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër.

    Muhaxheri ka theksuar se ai është pro që Vjosa Osmanin për presidente.

    “Unë jam për me votu kandidatën për presidente. Unë jam pro, tash i mbetet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votu pro apo kundër, për me qenë aty për ta bërë kuorumin”, thotë Muhaxheri për Gazetën Blic.

    Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.

    Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

    Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

    “Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe.

    Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai. Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nenad Vukmirovic zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rreth 19 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar veten të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social Tik – Tok. Lidhur me...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq me të cilin u takua sot kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte marrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Kryeministrinë shqiptare. Ai aty është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkaq, më...
    Opinione10 Tetor 2024
    Shkruan Hisen Berisha: Pas publikimeve të reja të bisedës telefonike mes kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së dhe Radoiçiqit, mendoj se një...
    Vip10 Tetor 2024
    Finalisti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Ora 7” në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur në seancën e Kuvendit, e ka quajtur Mimoza Kusari-Lilën, shefe e grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e opozitës e lanë lëshuar sallën e Kuvendit. Kjo pasi nuk u aprovua kërkesa e opozitës për të zhvilluar debat parlamentar...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend. Kjo vjen pas përgjimeve të fundit mes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.