Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është shprehur optimist se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të votohet në seancën e radhës.
Muhaxheri është shprehur se në bazë të informatave që ai posedon në seancën e radhës pritet të kalohet ky Ligj.
“E vetmja alternativë e vendit është që ky koalicion qeverisës me e kalu Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, s’ka alternativë tjetër. Sipas informatave që kam në seancën e ardhshme do t’i kemi votat për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, do të ishte mirë të kishte dakordancë edhe për votimin e buxhetit” deklaroi Muhaxheri.
Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike ka kaluar në lexim të parë por i njëjti nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar më lexim të dytë.