Nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Muhaxheri ka theksuar se janë duke zhvilluar debat brenda LDK-së, për pozicionimin e tyre pro ose kundër Osmanit.
Ai shton se kur të qartësohet pozicioni i pretendentes për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovën, do të kenë më të lehtë orjentimin për të votuar.
“Është duke u zhvilluar debati brenda LDK-së. Këto ditë duhet me pas të qartë pozicionin e kandidatës për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovës. Kur ta kemi qartësu pozicionin e saj si presidente atëherë do të kemi më leht me u orjentu pro ose kundër “, ka thënë ai.