×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK-së: Jemi pro koalicionit me PDK-në, për presidentin…

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Front Online ka thënë se në parti nuk kanë diskutuar për postin e presidentit, pasi siç tha ai partitë politike duhet të merren vesh për këtë pozitë.

    “Nuk e di për këtë punë nuk është diskutuar, nuk as në rend dite me u diskutu, kur të vjen rendi me u diskutuar është mirë me u merr vesh kryetarët e partive politike”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Muhaxheri.

    Muhaxheri ka bërë të dikur se LDK-së nuk i ngutet për gjetjen e një emri për postin e presidentit.

    “Jo mundet këtë punë me ushtru ushtruesja e detyrës 6 muaj, nuk ka lidhje është kryesuese e Parlamentit dhe me Kushtetutë i takon me udhëheq këtë post. Duhet të bisedojmë disa muaj më pas të merrmi vesh për këtë post”, ka thënë ai për Front Online.

    Muhaxheri i cili është edhe kryetar i Pejës dhe bashkëqeveris atje me PDK-në, ka thënë se nuk do të ishte kundër një koalicioni me PDK-në në nivel qendror.

    “Unë jam në koalicion me PDK-në në Pejë dhe nuk mundem të them se nuk jam për koalicion”, ka thënë ai.

    Muhaxheri nuk i ka përjashtuar as zgjedhjet e parakohshme në rast se nuk gjendet një zgjidhje as pas 6 muajve për postin e presidentit dhe nëse Qeveria nuk i ka numrat.

    “Qeveria është duke udhëhequr mirë, nëse kanë nevojë e shohin çka munden me bë, nëse e shohin se nuk munden me bë edhe zgjedhje janë opsion”, është shprehur ai për Front Online.

    Pas konfirmimit të aktakuzës nga gjykata special për ish-presidentin Hashim Thaçin, këtë post tani e ushtron kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.