×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Gjilanit i del kundër Armend Zemajt në lidhje me masat anti-COVID

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka ngritur zërin kundër Qeverisë përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë që tani udhëhiqet nga ministri në detyrë, Armend Zemaj, kur ato, sipas tij, nuk e kanë përfillur interesin qytetar, të biznesit, e në veçanti të gastronomëve, me rastin e shtimit të rigorozitetit të masave anticovid.

    Gjilani së fundmi nga rangimi i komunave sipas zonave lidhur me COVID është në zonën e verdhë ( në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm).

    Ismajli ka thënë se ky qytet ka një ekonomi të dëmtuar nga pandemia dhe se qytetarët kanë humbur durimin sa i përket masave anticovid kur dihet se si ishin shkelur masat nga vetë politikanët në kohën e fushatës zgjedhore.

    “Qeveria në detyrë duhet të bëhet më serioze dhe të shkojë më faqebardhë nga verdikti final i sovranit. Ministria e Shëndetësisë, nuk duhet t’i pengojë edhe më tutje gastronomët, bizneset dhe qytetarët, sidomos pas gjendjes shkatërruese socio-ekonomike nga pandemia. Politikanët tanë nuk duhet vënë represion ndaj këtyre kategorive, e sidomos ndaj gastronomëve, sepse presioni i bizneseve dhe qytetarëve është akumuluar pas grumbullimeve të thirrura nga vetë grupet politike nëpër fushatë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

    Ai tha se durimit i ka ardhur fundi, dhe se gastronomët, qytetarët dhe bizneset nuk presin më gjatë. Përndryshe, Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

    Ismajli tha se ka një rritje të infeksionit në Gjilan ditëve të fundit, duke shtuar se kjo dëshmon që virusi është prezent në mesin tonë.

    “Kemi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja pozitive dhe kjo dëshmon se virusi është ne mesin tonë. Andaj, apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës”, ka thënë Ismajli.

    Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 12479 mostra, 3773 kanë rezultuar pozitivë, 3464 janë shëruar, 111 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 200 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 28 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.