Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti së bashku me degën e Lipjani ka arritur në hotelin ku do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së, shkruan Express.
Dega e Lipjani përfaqësohet nga 20 delegatë në kuvendin zgjedhor të LDK-së, ku do të zgjidhet edhe i pari i partisë.
Rreth 350 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani.
Në garë për të parin e LDK-së delegatët e kësaj partie do të zgjedhin mes Anton Qunit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë shpallur kandidaturën e tyre deri tani, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së edhe ndonjë kandidatë tjetër të shpallë kandidaturën.