Dy nëndegët e PDK-së në Gjakovë janë mobilizuar seriozisht për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë sot Hajdar Beqa, kandidati i PDK-së për deputet.
Beqa ka takuar sot anëtarët e partisë nga nëndegët A dhe B të PDK-së në Gjakovë.
Në një postim në Facebook, Beqa ka deklaruar se të dyja nëndegët do t’i japin përkrahje të fortë kandidaturës së tij dhe planit të rimëkëmbjes të PDK-së.
“Nendega A dhe B tashme jane mobilizuar seriozisht ne perkrahje te planit te Rimekembjes se PDK-se. Faleminderit!”, ka thënë Beqa.