Policia njofton se një fëmijë është keqtrajtuar nga nëna e tij, në Podujevë.
Siç njofton PK, në raportin 24 orësh, për këtë rast është njoftuar edhe punëtori i qendrës për punë sociale dhe prokurori kompetent, e ku me vendim të të cilit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se ndaj viktimës mashkull kosovar është ushtruar dhunë fizike nga e dyshuara femër kosovare. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i qendrës për punë sociale dhe prokurori kompetent, me vendim të të cilit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.