Mamaja e Beatrix Ramosajt së fundi ka habitur ndjekësit me veprimin e saj.
Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku Trixa dhe Iliri kërcejnë gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë së “BBV”.
Antigona ka etiketuar të dy duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes.
Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në profilin e tij të ‘Instagramit’.
Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se ky veprim është një lloj “hakmarrjeje” ndaj Donaldit pas ndarjes së tij nga Trixa.
Iliri dhe Donaldi gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë së “BBV”, kanë pasur një marrëdhënie problematike, ku kanë tejkaluar në debate tejet të ashpra.
Ndonëse pritej që pas mbarimit të formatit dyshja të kishte një marrëdhënie të mirë, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ata jo vetëm që nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë por edhe kanë ironizuar me njëri tjetrin.