Vera Ora, nëna e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Orës, i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për vaksinim.
Ora e cila është psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor u ka bërë thirrje kosovarëve që të vaksinohen.
Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë. Prandaj ju këshilloj të gjithëve që të vaksinoheni”, ka thënë Ora.