Një nënë e ka braktisur foshnjën e saj në spital pasi e ka lindur atë për shkak që babai i foshnjës nuk e ka pranuar atë.
Si pasojë e kësaj, Policia e ka arrestuar babanë e foshnjës, ndërsa nëna dhe foshnja po qëndrojnë në spital edhe për disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:40 në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovar e ka lindur një fëmijë në spital dhe nuk dëshiron ta marrë fëmijën pasi që fëmijën nuk e pranon babai i foshnjës. I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.