Një grabitje ka ndodhur dje në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj.
Atje një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, një person, nën kërcënimin e armës, ia ka grabitur 500 euro.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar si “Grabitje”.
“GRABITJE | Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 10.01.2023 – 00:43. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, deri sa ishte në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, një person i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur rreth 500 € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.