Një grabitje raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Ankuesi mashkull, ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompë të derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur 400 euro të gatshme dhe një telefon mobil.
Rasti është duke u hetuar.