×
  • Sport
  • Sport

    Nedim Bajrami thotë se është i gatshëm ta tregojë veten te Rangers

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi u bashkua me ekipin e drejtuar nga Philippe Clement në minutat e fundit të merkatos gjatë muajit të kaluar.

    Njëzet e pesë vjeçari nuk ishte pjesë e Rangers në ndeshjen e fundit para ndeshjeve të kombëtareve, por ai është gati të bëjë debutimin e tij këtë të diel në përballjen jashtë fushe ndaj Dundee United.

    “Kur dëgjova që Rangers më kërkonte, u emocionova shumë. Unë dhe menaxheri im shkuam në Londër dhe ditën tjetër fluturova për në Glasgow, u takova me trajnerin dhe më pas shkuam në Ibrox. Nënshkrova në ditën e fundit të merkatos, ishte një ditë stresuese, por isha shumë i lumtur që u bashkova me Rangers, një klub me shumë histori”, ka thënë Bajrami për faqen zyrtare të klubit skocez. “Jam gati të luaj pasi kam luajtur dy ndeshje për Shqipërinë, por është në dorë të trajnerit nëse do të luaj. Ne kemi presion çdo javë këtu dhe më pëlqen ai presion”.

    Ai është shprehur se kalimi nga Sassuolo te Rangers ishte një vendim i thjeshtë për të, duke theksuar dëshirën për të fituar trofe.

    “Kam luajtur në Itali për pesë vitet e fundit dhe aty futbolli është shumë taktik. Kam folur me disa lojtarë që kanë luajtur në Skoci dhe ata më thanë gjëra të mira për futbollin këtu. Dua të adaptohem sa më shpejt dhe qëllimi im është të fitoj trofe, të jap maksimumin për ekipin dhe tifozët”, ka thënë ai.

    Bajrami ka theksuar gjithashtu se ndihet rehat në disa pozicione në fushë, por preferon të luajë si numri dhjetë, një rol që e ndihmon të kontribuojë me gola dhe asiste për ekipin./RTK

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Sport13 Shtator 2024
    Driton Kuka ka shkruar për suksesin e Flaka Loxhës në Grand Prix-in e Zagrebit. Xhudistja jonë ia doli të rrëmbente medaljne e...
    Sport13 Shtator 2024
    Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare....
    Sport13 Shtator 2024
    Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) i ka dhënë një goditje Federatës së Notit të Kosovës, duke i suspenduar përkohësisht...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Papa Françesku të premten e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë në zgjedhjet presidenciale si një mes “më të voglës...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Sport13 Shtator 2024
    Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare....
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së 13 shtatorit mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.