Për herë të parë që nga pas lufta, në objektin e Komunës së Zveçanit, është mbajtur seanca solemne për nder të 28 Nëntorit.
Siç mund të shihet edhe në fotografi, në murin e sallës janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
Pas kësaj seance, aktivitetet do të vazhdojnë edhe më tutje.
Në kullën e heroit, Isa Boletini do të mbahet program artistik nën patronatit e kryetarit të komunës, Ilir Peci, njofton Klankosova.
Më pas, do të bëhet edhe homazhe tek:
Busti i heroit Isa Boletini
Busti i heroit Adem Jashari
Busti i komandantit Mehë Uka
Përmendorja e Safet Boletinit
Varrezat e dëshmorëve në Shipol
Varrezat e dëshmorëve të familjes Jashari
Varrezat e dëshmorëve të familjes Haradinaj
Dhe vizitë tek familja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.