Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Xërxë të Rahovecit janë sekuestruar dy armë dhe është iniciuar rasti ndaj një personi , “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kontrolli është kryer më 23 korrik të vitit, dhe se i dyshuari është me inicialet D.Th. i lindur në vitin 2001.
” Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: Një pushkë automatike me një karikator dhe një pistoletë me një karikator”.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.