×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vitin që lamë pas askush nga Kosova nuk aplikoi për vizë në Japoni

    FrontOnline
    03 Janar 2025

    Për shumëkënd, Japonia është vendi i ëndrrave për ta vizituar.

    Laramania që sjell ky vend, kultura e njerëzve atje dhe gjithçka që mund të shohësh e ta vizitosh e bën edhe më të madhe dëshirën për të qëndruar së paku për një kohë të shkurtër në këtë vend.

    Por për çudi, kosovarët nuk udhëtuan drejt Japonisë- së paku jo duke marrë viza në këtë shtet.

    Anipse numri i qytetarëve të Kosovës të cilës kanë lënë Kosovën është mjaft i lartë, duke ndikuar kështu edhe në uljen e numrit të popullsisë në vend, Japonia duket se nuk ishte opsionale as për këtë.

    Kosovarët nuk shprehën interesin për të jetuar e punuar atje, për dallim nga vendet e shumta të Evropës që vazhdojnë të jenë zgjidhja e parë e tyre kur duan të largohen për një punë apo jetesë më të mirë atje.

    Në lidhje me Japoninë dhe jetesën atje, lajmi.net ka pyetur Ambasadën e Japonisë në Kosovë në lidhje me vizat që kanë lëshuar gjatë këtij viti për shtetasit e Kosovës.

    Sipas kësaj ambasade, askush nuk zgjodhi të punojë atje- ndryshe nga shtetasit japonez që shpesh herë po zgjedhin vendin tonë për të punuar me profesione të ndryshme.

    Asnjë vizë pune nuk është lëshuar gjatë vitit 2024 nga Ambasada e Japonisë për kosovarët pasi që sipas kësaj ambasade askush nuk aplikoi, shkruan lajmi.net.

    Përveç vizave të punës, asnjë vizë për bashkim familjar gjithashtu nuk është lëshuar nga po e njëjta ambasadë, pasi që siç bëhet e ditur për të marrë një vizë të tillë duhet të jete bashkëshorti ose fëmija i një personi që qëndron ligjërisht në Japoni.

    Sipas ambasadës japoneze, asnjë rast të tillë nuk ka pasur gjatë këtij viti- e kjo lë të kuptohet se në fakt se edhe nëse ka ndonjë kosovar që jeton në Japoni, nuk kërkoi bashkim familjar apo diçka të ngjashme.

    “Numri i vizave të lëshuara nga ambasada jonë nuk ka ndryshuar pas liberalizimit të vizave për Kosovën. Ne nuk e kemi ndryshuar asnjë procedurë për të marrë vizë pune pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ambasada e Japonisë për lajmi.net.

    Një vit pa asnjë aplikim për viza japoneze nga Kosova mund të shihet si një tregues i lidhjeve të dobëta ndërmjet dy vendeve.

    Për të ardhmen, forcimi i bashkëpunimit kulturor, ekonomik dhe diplomatik mund të shërbej si një urë që do të nxisë interesin e ndërsjellë dhe do të hapë rrugë të reja, duke e bërë Japoninë më të arritshme për qytetarët e Kosovës.

    E në këtë aspekt duket se pak punë kanë kryer institucionet përgjegjëse të Kosovës për marrëdhënie me jashtë.

    Edhe pse bëhet thirrje që Kosova të jetë e afërt me vendet e huaja, e sidomos Japonia si një vend me zhvillime ekstreme ekonomike kjo siç duket mbeti thjesht thirrje. Japonia dhe Kosova përpos bashkëpunimeve të pakta në politikë, siç duket kanë edhe qytetarët mjaftë larg nga njëri-tjetri. /Lajmi.net

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi. Sipas QKMK’së pritjet më të gjata janë në Merdar-...
    Lajme05 Janar 2025
    Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e ngricat...
    Lajme05 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, është zotuar për zbatimin në plotni të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky është Ramazan Mataj, 33-vjeçari që u gjet i vrarë brenda automjetit në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës. Mataj sapo ishte...
    Vip05 Janar 2025
    Në Prime-in e së premtes, Gresa bëri bujë të madhe pasi nuk fitoi asnjë çmim nga publiku. E mbrëmë, banorët e kanë...
    Vip05 Janar 2025
    Driloni dhe Xheneta kanë kaluar pak kohë së bashku në dhomën e gjumit gjatë ditës së shtunë, por kjo duket që i...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Partitë politike austriake ÖVP dhe SPÖ nuk arritën as një ditë negociatash së bashku. Të shtunën pasdite palët u takuan për negociata...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Stresi mund të jetë arsyeja themelore për shumë nga sëmundjet tona. Ai dobëson sistemin imunitar, duke bërë që ne të sëmuremi dhe...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij në Shkodër. Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.