×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime

    FrontOnline
    26 Janar 2024

    Në vitin 2023, Kosova ka mbledhur rreth dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Ndërkaq, rreth 93 biznese të regjistruara në këto komuna nuk i kanë shlyer detyrimet tatimore, dhe ai borxh shkon në rreth 270 mijë euro.

    Në një përgjigje të Administratës Tatimore  saktësohet se në veri të Kosovës janë gjithsej 374 biznese të regjistruara, por nga ATK-ja nuk janë përgjigjur në pyetjen se a kanë informacione se sa prej tyre janë të paregjistruara.

    Bazuar në hulumtimin e Institutit Kosovar për Studime të Avancuara – GAP, në marsin e vitit 2023 në Kosovë ishin rreth 97.000 biznese aktive. Nga ky numër, 5.253 biznese ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30 për qind ishin në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit serb.

    Më 23 janar, REL-i ka shkruar për mbylljen e bizneseve në komunën e Leposaviqit, për shkak të kontrollit të shtuar të bizneseve të paregjistruara në veri të Kosovës.

    Njëri nga pronarët e bizneseve të tilla, Jovica (emri i plotë i njohur për redaksinë) nga Leposaviqi, ka konfirmuar për REL-in se ka shtatë vjet që punon “në të zezë”, dhe se nuk ka paguar taksa dhe detyrime të tjera.

    Siç tha ai, në të ardhmen do të “përpiqet” të raportojë dhe të shohë nëse do të jetë fitimprurës.

    Ai tha gjithashtu se biznesmenë të tjerë, të cilët deri më tani kanë punuar ilegalisht, kanë filluar të regjistrojnë bizneset e tyre.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, gjatë dy muajve të fundit ka kryer disa bastisje në depo apo shitore në katër komuna në veri të Kosovës, pasi ka marrë informacione se ato operojnë ilegalisht.

    Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u rekomandoi biznesmenëve që të regjistrojnë bizneset e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin qëllim, që ajo të i falë një pjesë...
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Të tjera
    Vip08 Janar 2025
    Gresa ka shkaktuar të qeshura tek banorët teksa qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë. Ajo madje i habiti me deklaratë teksa u...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me...
    Lajme08 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren. Ajo me vendim të...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak gjatë vozitjes dhe ka humbur kontrollin e automjetit....
    Vip08 Janar 2025
    Driloni dhe Sara janë ndarë nga banorët e tjerë teksa bashkë po hanë një darkë. Dhoma e surprizave është kthyer në një...
    Lajme08 Janar 2025
    Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka treguar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.