Sot do të përmbyllet turneu ndërkombëtar i boksit për të rinj “Lah Nimani”, i cili kishte filluar dje dhe po mbahet në Prishtinë.
Sot do të luhen meçet finale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, përcjell FrontOnline.
Meçet fillojnë nga ora 12:00, teksa në garë janë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Danimarka e Sllovakia.
Kujtojmë se kjo është hera e 13-të që Federata e Boksit e Kosovës organizon këtë turne, në nderim të legjendës së boksit, Lah Nimanit./FrontOnline/