Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për tre muajt e fundit të vitit që shkoi, ku sipas këtyre të dhënave në Kosovë gjatë kësaj kohe janë braktisur pesë fëmijë.
Sipas të dhënave një fëmijë, i gjinisë mashkull është braktisur në Mitrovicë, një tjetër femër në Lipjan, dy meshkuj në Prizren, dhe një mashkull në Shtime.
Në këtë publikim po ashtu janë ofruar të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema të pensioneve të të gjitha kategorive në Kosovë, skemën e kompensimeve për personat e verbër si edhe të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë tremujorit të katërt (TM4) 2020: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 679 familje, me gjithsej 103 189 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale, familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, kanë përfituar 2 436 familje.