Janë duke vazhduar gërmimet në Kizhevak të Serbisë për mbetjet mortore të disa personave që dyshohet të jenë të të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sot gjatë ditës aty do të qëndrojë edhe një delegacion nga Kosova, e do të mbahet një konferencë për media.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka publikuar një fotografi së bashku me kolegë të institutit nga vendi i ngjarjes.
Ai ka thënë se janë duke punuar edhe në temperatura të ulta.
“Heronjët e javës nga IML, dr. Musa Gashi dhe dr. Ditor Haliti, ne temperatura deri -5 gradë po punojnë ne ekshumimin e mbetjeve mortore nga varreza e gjetur me 16 Nentor ne Kizhevak te Serbisë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/arsim.gerxhaliu.3/posts/10159169140499236