64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me CCOVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital ku po ashtu thuhet se gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 296 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“15 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 9 të gjinisë femërore. 450 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,506 analiza, ndërsa janë kryer 14 operacione”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/spitalipeje/posts/3713921952019545