Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 24 pacientë me COVID-19, 19 janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta gjashtë janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer katër lindje, ku lindën foshnja të gjinisë mashkullore.
“Katër lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore. 242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,447 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 78 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 4 rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.