Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se është kryer me sukses një operacion i rrallë, në repartin e saj të Urologjisë, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e këtij spitali thuhet se ky operacion është kryer për herë të parë në repartin e Urologjisë nga ekipi operatore e urologëve dhe anesteziologëve.
“Në repartin e Urologjisë̈, në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, realizohen intervenime urologjike nga më të ndryshmet dhe më të komplikuarat. Një operacion i rrallë për herë të parë është realizuar në repartin e Urologjisë nga ekipi operatore e urologëve dhe anesteziologëve”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.