×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Në sistem ka ende të korruptuar”, thotë kreu i SPAK-ut

    FrontOnline
    25 Nëntor 2024

    Kreu i SPAK në Shqipëri, Altin Dumani, ka folur mbi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke theksuar se ky bashkëpunim sjell përfitime për të dyja palët. Ai ka theksuar se SPAK është e hapur për të bashkëpunuar në të ardhmen mbi tematika të ndryshme që kanë interes të përbashkët.

    Në këtë konferencë, Dumani theksoi se problematika më shqetësuese nuk janë subjektet e shkarkuara nga vetingu, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit, shkruan A2 CNN.

    “SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Kushtetueses, të Gjykatës se Lartë, të KPA, prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, apo oficerë të policisë gjyqësore. Shqetësimi më i madh për SPAK nuk janë subjektet e shkarkuara, por ata që kanë kaluar këtë proces dhe vijojnë të ushtrojnë funksionin.

    Problem është që janë në sistem dhe kanë premisa për të kryer veprime korruptive. Secili institucion të përmbushë detyrimet e veta. I bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo akt korruptiv të gjyqtarëve apo prokurorëve. Institucionet përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit duhet të jenë aktive dhe të furnizojnë SPAK me informacion”, tha Dumani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Për nder të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Deçanit nderoi nënkolonelin e ushtrisë shqiptare, Besnik Fana, duke i dhënë titullin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah është "shumë afër", tha një burim rajonal për CNN të dielën. Burimi...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e gazit që ajo bëri me Rusinë kishin për qëllim të ndihmonin firmat gjermane dhe...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Pasi pa kaosin e krijuar në shtëpi, Rovena dha një emër që sipas saj ka mundur ta bëjë këtë veprim. Ajo akuzoi...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës. Për t’u njoftuar...
    Lajme25 Nëntor 2024
    SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4 dhjetor. “Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut,...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave Hekuran Murati ka publikuar një grafikon të vlerave të...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel tha se marrëveshjet e gazit që ajo bëri me Rusinë kishin për qëllim të ndihmonin firmat gjermane dhe...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.