Shqipëria ka shënuar numrin më të madh të rasteve pozitive me Coronavirus deri më tash.
Të martën, autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 563 raste pozitive, derisa kanë vdekur edhe tetë persona si pasojë e COVID-19.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 25.294, kurse i të vdekurve në 579.
Për shkak të rritjes së rasteve, qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga dita e mërkurë të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve.
Pas orës 22:00 deri në orën 5.00 do të ndalohet çdo lloj qarkullimi dhe veprimtarie, pos rasteve të caktuara.