Sot në Shqipëri është protestuar.
Qytetarët kanë mbushur sheshet me banderola duke kërkuar zbritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore, shkruan lajmi.net.
Por njëri nga protestuesit ka zgjedhur që në banderolën e tij të shkruaj një frazë qesharake të marrë nga Trixa.
Protestuesi që mori vëmendje mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.
Theksojmë se ky shkrim na kujton njërën nga frazat qesharake që kishte dhënë këngëtarja Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një moment kishte thënë: “Si i thonë ‘e bukur’ shqip”?
Ishte vet këngëtarja ajo që shprëndau në instagram postimin nga një faqe e fansave, e cila e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin: “Më trego që fraza jote u bë vitale pa më treguar që fraza jote u bë virale”.