Reshje shiu do të shoqërojnë gjatë ditës së sotme Shqipërinë, ku gjatë paradites ato do të jenë më intensive.
Ndërsa pasditja do të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve madje në disa zona do të ketë herë-herë kthjellime.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rënie me 3-4° sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.