McLaren P1 njihet si pjesë e “trinisë së shenjtë” që përfshin edhe Ferrari LaFerrari dhe Porsche 918, dhe tani kopja e parë e prodhuar e kësaj hiper makine ofrohet për shitje.
Makina shitet përmes shtëpisë së ankandeve ‘Silverstone Auctions’, ajo përshkoi vetëm 5,899 km dhe kishte vetëm dy pronarë, nga e njëjta familje. Ky model mori një bateri të re në vitin 2018, dhe shërbimi i fundit u krye në fund të vitit të kaluar. Është e para nga vetëm 375 kopje të prodhuara, vjen me dokumentacion të pasur dhe një letër të shkruar nga projektuesi i saj Frank Stephenson.
McLaren P1 i ngjyrosur me të verdhë Volcano u prodhua në vitin 2013 dhe mundësohet nga një motor 3.8 litërsh twin-turbo V8 i kombinuar me një motor elektrik, fuqia totale e të cilit është 903 kuaj fuqi dhe 900 Nm çift rrotullues. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 347 km/h./FrontOnline/