×
  • Lajme
  • Lajme

    Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në prag të festimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në adresimin e tij, kryeministri tha se “Nuk janë të rralla rastet që mblidhemi në këtë datë, këtu në ngjarjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, për të përkujtuar ngjarjen tonë më të madhe, atë të themelimit të subjektivitetit të kombit shqiptar. E megjithatë, ky tubim ka gjithnjë të njëjtin emocion”.

    Ai përmendi dy momente të veçanta për reflektim e përshtypje. Së pari, tha se sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë me njëri tjetrin, gjersa para jo më larg se tri dekadash, ky tubim, nuk mund të imagjinohej, dhe kjo për tri herë më shumë dekada gjithsej.

    “Ishte koha e sakrificave dhe dhimbjeve të mëdha për shqiptarët në të dy anët e kufirit”, u shpreh ai.

    Së dyti, përmendi Aktin e Pavarësisë që u nënshkrua nga patriotët në 28 Nëntorin e motit 1912, që doli se nuk ishte thjesht akt, por program që do të shtrihej në një shekull e më shumë.

    “U nënshkrua pra një program që, për me u përfytyru dhe për me u realizu, kërkonte ndihmën e një projekti tjetër, atë të Sami Frashërit në ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’. Që e paraprinte dhe vijon ta pasojë me dimensionin aktual të tij”, shtoi ai.

    Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri i ftoi të gjithë që ta festojmë e ta përkujtojmë këtë datë me idenë se Ismail bej Vlora dhe patriotët na shohin neve nga e ardhmja dhe presin që ne ta realizojmë sa më drejt e sa më mirë e sa më mbarë atë udhë që na e kanë përcaktuar me ngritjen e flamurit në Vlorë.

    “Rilindasit tanë, janë në të kaluarën tonë dhe na shikojnë nga e ardhmja jonë. Në të kaluarën e tyre e kishim Skënderbeun, e në të ardhmen Adem Jasharin. Dhe pikërisht, qenia e jonë e përbashkët, në të tashmen, i bën ata të jenë e kaluara e jonë e përbashkët, dhe njëkohësisht e ardhmja që na pret të bashkuar”, përfundoi ai.

    Urimin për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Kurti e shoqëroi edhe me urimin për përvjetorin e 15-të të Shqipërisë në NATO, dhe hapjen e negociatave në rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numër i madh i pjestarëve të FSK-së kanë qenë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante mësimin për shkak se po mbante plisin dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin e zyrtarëve qeveritarë për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kanë organizuar pritje për grupin...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të jetë në udhëkryq dhe palët deri tani nuk kanë ofruar asnjë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Aktakuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt u konfirmua vetëm 42 ditë pasi u ngrit. Ajo e Januzit dhe Bahtjarit 21 ditë pas, e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, megjithëse kjo qe...
    Vip27 Nëntor 2024
    Darka e të nominuarve në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, do të zhvillohet sonte duke filluar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.