×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në selinë e OKB-së në Nju Jork hapet ekspozita për gjenocidin e Srebrenicës

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Një ekspozitë për gjenocidin në Srebrenicë është hapur në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork të martën, njoftoi Qendra Përkujtimore e Srebrenicës.

    Ekspozita përfshin artefakte, fotografi dhe video-dëshmi të të mbijetuarve.

    “U investuan përpjekje dhe përkushtim i madh për ta bërë këtë ekspozitë realitet dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë që punoi pa u lodhur në këtë projekt”, shkroi Qendra Memoriale e Srebrenicës në rrjetin social X.

    Në maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

    Eshtrat e 14 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, i cili u krye në vitin 1995, janë gati për varrim në funeralin kolektiv më 11 korrik në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

    Viktima më e re që është varrosur është 17-vjeçari Beriz Mujiq, i cili u vra në korrik të vitit 1995 në Bratunac. Eshtrat e tij u zhvarrosën në maj të vitit 2023 në zonën e komunës së Srebrenicës.

    Viktima më e vjetër që do të varroset në Potoçari më 11 korrik është 68-vjeçari Hamed Saliq. Eshtrat e tij u zhvarrosën në Zhepa në maj të vitit 2014.

    Në Qendrën Përkujtimore në Tuzlla gjenden eshtrat e 11 viktimave të gjenocidit, të identifikuar deri më tani, por familjet ende nuk kanë dhënë pëlqimin për varrimin e tyre, kryesisht për shkak të paplotësimit të trupave të këtyre viktimave.

    Deri më tani në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur 6.752 viktima të gjenocidit.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

    Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

    Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

    Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq./REL

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Në Dhërmi sot ka pasur zjarr, i cili bëhet e ditur se është përhapur edhe si pasojë e erës së fortë. Në...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i rinovuar në Kirurgjinë Torakale është pajisur me filter...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Pjesëmarrja e princeshës Kate, në Kampionatin e turneut më prestiogjioz të tenisit në botë, Wimbledon, ende mbetet problematike. Sipas mediave britanike prezenca...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretentoi t’i ketë parë duke fluturuar dronët e Kosovës “Bayraktar”. Sipas tij kjo u bë për t’i...
    Lajme04 Korrik 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve...
    Lajme04 Korrik 2024
    Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të...
    Bota/Rajoni04 Korrik 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.