×
  • Lajme
  • Lajme

    Në sektorin e hotelerisë 90 për qind kanë mbetur të papunë

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Hoteleria vazhdon të jetë njëri nga sektorët më të prekur nga masat e reja të Qeverisë së Kosovës për shkak të mbylljes dhe kufizimit të orarit të punës për shkak të pandemisë me koronavirus.

    Kryetari i Odës Hoteliere Turistike të Kosovës, Hysen Sogojeva, për KosovaPress thotë se në sektorin e hotelerisë janë bërë dëme të pariparueshme që arrijnë shifra të larta, ndërsa thekson se 90 për qind e punëtorëve si pasojë e pandemisë kanë mbetur të papunë.

    Sogojeva: 90 për qind e punëtorëve kanë mbetur të papunë

    “Është një prej bizneseve me të dëmtuara, në kuadër të kësaj mund të themi që për momentin është i pariparueshëm, nëse nuk ndërmerr Qeveria hapa konkretë. E ka kaluar miliardin, domethënë janë dëme të pariparueshme në qoftë se nuk intervenohet sa më shpejt. Ky sektor përfshin përmbi 25 mijë punëtorë dhe nëse flasim në përqindje, na del afër që 90 për qind për momentin janë jashtë sektorit. Problemi më i madh është që biznese e para po mbyllen ajo ato hoteliere dhe turistike. Edhe ashtu kanë qenë keq edhe tash kjo mbyllje i dëmton shumë më shumë, mirëpo ne kemi apeluar dhe apelojmë që, e para që të kalojë Ligji për rimëkëmbje ekonomike të kalojë sa më shpejt”, ka thënë Sogojeva.

    Sogojeva thotë se kanë kërkuar nga Qeveria që asnjë vendim të mos merret pa u konsultuar paraprakisht me përfaqësuesit e shoqatave, pasi që siç thotë ai, shoqatat e dinë më së miri gjendjen aktuale në këta sektorë të rëndësishëm.

    Ai tregon se përfaqësuesit e këtyre shoqatave sot patën një takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj për të diskutuar problemet me të cilat ata përballen.

    Sogojeva: Me Zemajn diskutuam për gjetjen e zgjidhjes së problemeve

    “Unë sa dola prej takimit me ministrin Zemaj. Sot ishin tubuar të gjitha odat, edhe ekonomike edhe amerikane, gastronomët e të tjerë dhe u munduam të gjejmë zgjidhje se si të veprohet. Tash është caktuar Kosova në disa zona, në zona me ngjyra, ngjyra e kuqe, ngjyra e gjelbër dhe ngjyra e verdhe, dhe ato komuna të cilat janë në ngjyrën e kuqe ato janë të ndaluara rreptësishtë”, tha Sogojeva.

    Se gjendja në sektorin e hotelerisë nuk është aspak e mirë tregon edhe menaxheri i një lokali në Prishtinë, Xhevat Gogjufi. Ai thotë se në këtë lokal janë të punësuar 16 persona të cilët janë të varur nga kjo punë, ndërsa shprehet se mbyllja për shkak të COVID-19 do ta rëndojë edhe më tej gjendjen e tyre ekonomike.

    Gogjufi: Nga ky lokal varen 16 familje

    “Masat për ne janë shumë të rënda pasi jemi 16 punëtorë që punojmë këtu, 16 familje. Edhe ashtu është rënduar gjendja e biznesit për shkak të klientëve, sepse edhe ata kanë vështirësi nga frika e pandemisë, kështu që gjendja është shumë serioze dhe shumë e rëndë për ne si biznese private. Për mbyllje unë nuk kisha preferuar se është gjendje shumë e rëndë, mund të dalë inspeksioni dhe të bëjë inspektimin e lokalit, por jo edhe zvogëlimin e orarit. Ne na bënë shumë dëme zvogëlimi e orarit. Po flitet jo deri në 18:00, jo deri në 20:00”, ka thënë Gogjufi.

    Ai thotë se kanë respektuar të gjitha masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, derisa bënë lutje që të mos ketë mbyllje si pasojë e pandemisë me koronavirus, pasi nga vetëm ky biznes do të mbesin 16 familje pa asnjë të ardhur.

    Gogjufi ka thënë se në rast se bëhet thirrje, ai dhe i gjithë stafi do të dalin në protestë, duke i marrë me veti edhe familjet, vetëm për të përçuar mesazh tek Qeveria që të i ketë këto familje në përkujdesje, pasi që kërkesat janë shumë të mëdha.

    Gogjufi: 16 familje do të mbesin pa të ardhura

    “Sa i përket lokalit tonë, ne i respektojmë masat, si higjiena, distanca. Kanë qenë disa herë inspeksioni dhe kanë bërë matjen e tavolinave. Gjithçka është në rregull, pasi ne po u përmbahemi masave. Do të lutja Qeverinë se për shkak të gjendjes së rëndë, 16 familje mund të mbeten këtu pa punë dhe pa të ardhura. Kemi të gjithë familje dhe fëmijë. Të shohim për protestë, nëse organizohet, unë kam menduar edhe me stafin të dal në protestë, duke i marrë edhe fëmijët, pasi dua t’i jap një mesazh Qeverisë që t’i ketë familjet në përkujdesje. Edhe ashtu jemi duke ia dalë me vështirësi, kemi kërkesa për ujë, rrymë, e ato të ardhura diku duhet t’i marrim ne”, ka thënë Gogjufi.

    Ndryshe, gjendja e rënduar me pandeminë dhe masat e reja antiCOVID-19 kanë shtyrë sot ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, për një takim me krerët e odave ekonomike, gastronomëve dhe odës hoteliere të Kosovës.

    Ai i ka quajtur të arsyeshme shqetësimet e tyre, duke thënë se rekomandimet e marra gjatë këtij takimi do t’i diskutojë me kryeministrin Avdullah Hoti, në mënyrë që masat e marra nga Qeveria të prekin sa më pak ata dhe të jenë sa më të lehta për të gjithë ne.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.