Përfaqësuesja e Kosovës e zhvilloi dje një ndeshje miqësore me San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Miqësoren e djeshme e fituan “Dardanët” me rezultat bindës, 4:1, shkruan FrontOnline.
Katër golat e Vedat Muriqit ia dhuruan fitoren Kosovës, derisa për San Marinon shënoi David Tomnassini.
Derisa komentohej ndeshja e djeshme, në San Marino e krahasonin Muriqin me Krishtin.
“M*t, kosovari me pamjen e Krishtit shënoi golin e parë 1:0”, shkruan një faqe e tifozëve të San Marinos.
Në postimin tjetër shkruhet: “Oh hajde, ky djalë me pamjen e Jezusit shënon një gol tjetër pas një krosi të shkëlqyer. Jezusi dhe kryqëzimet mendoj se janë një kombinim i mirë … 2:0”./FrontOnline/