Pas 12 vjetësh, skuadra nga Lipjani, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, të besuarit e Fadil Ademit janë rikthyer në elitë, raporton FrontOnline.
Pas ndeshjes, futbollistët e Ulpianës u nisen drejt qytetit të Lipjanit për të festuar.
Megjithatë, mënyra se si festuan ata në qytet ishte e paparë ndonjëherë.
Në rrugët e Lipjanit, futbollistët e Fadil Ademit festuan në një kamion./FrontOnline/