Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pasi Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetari i LDK-së në Kuvendin Zgjedhor.
Tahiri,tha se zgjedhja e kryetarit të ri është hapi i parë i rikthimit të LDK’së.
“Ky ekip që e zgjodhi kryetarin e ri, ishe në gjendje me i pranu gabimet e të shkuarës. Zgjedhja e liderit të ri është hapi i parë drejt rikthimit të LDK-së. Kam respekt për Hazirin, më ka përkrahur, në rrethana tjera do ishte zotri Haziri kandidat më i përshtatshëm, kjo edhe për përvojën e tij. Sot LDK e ka rigjetë vetëveten”, tha ai.
Kujtojmë se ishte Tahiri i cili publikisht shprehu përkrahjen për kryetarin e tanishëm të LDK’së, Lumir Abdixhikun.