Policia kineze ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili pas konsumimit të llojit të drogës metamfetamin, kishte filluar të hedh para nga dritarja e apartamentit, ku kalimtarët e rastit bllokuan rrugën duke i mbledhur paratë që binin në tokë.
I riu i paemëruar kishte shkaktuar kaos në rrugë, ku madje shoferët kishin ndalur veturat për të mbledhur paratë, e në video shihet se si dhjetëra qytetarë shkaktojnë “paralizë” në trafik.
Siç raporton The Guardian, policia ishte njoftuar se i riu kishte qenë në “trans” për shkak të konsumimit të drogës – duke vendosur kështu t’i hedhë paratë nga dritarja e apartamentit në katin e 30-të ku edhe jeton i riu nga Chongking në jugperëndim të Kinës.
Qytetarët i kishin telefonuar policisë që menjëherë ishte shfaqur në vendin e ngjarjes dhe kishte arrestuar të riun. Ata kanë pranuan se i riu fillimisht është dërguar në spital për trajtim, për shkak të konsumimit të tepër të drogës.
Ky nuk është rasti i parë në Chongking, ku qytetarët hedhin para. Tre vite më parë, një grua e paemëruar kishte dalë nëpër rrugë duke hedhur para dhe duke shkaktuar kaos në trafik, për shkak të numrit të madh të qytetarëve që vraponin për t’i mbledhur. /Telegrafi/