Në pritje të ardhjes së presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ceremonia brenda xhamisë së Namazgjasë me leximin e Kuranit nga kryemyftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili u prezantua si imam i xhamisë së Namazgjasë.
Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, Rama dhe Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.
Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri./tch/