×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në prag të zgjedhjeve amerikane, Dua Lipa diskuton me Bernie Sanders për një sistem universal shëndetësor

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Kur ka mbetur vetëm një javë deri në datën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka zhvilluar një diskutim në mënyrë virtuale me ish-kandidatin për president të ShBA-së, Bernie Sanders. Gjatë diskutimit, ata kanë folur për sistemin shëndetësor dhe i kanë krahasuar dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në këtë fushë.

    Këtë diskutim e publikoi në llogarinë e tij në Tëitter vetë politikani amerikan, ku shkroi: “Shpresoj që amerikanët që po e shikojnë këtë të dëgjojnë se çfarë ka për të thënë Dua Lipa rreth kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar. Garantimi i kujdesit shëndetësor si një e drejtë nuk është diçka radikale. Është diçka që secili shtet tjetër i madh tashmë e bën”.

    Gjatë diskutimit, Dua e pyet senatorin Sanders pse njerëzit nuk po protestojnë për kujdes shëndetësor universal, ndërsa ai i përgjigjet tërthorazi me një pyetje tjetër.

    Sipas tij, amerikanët nuk e dinë si funksionojnë sistemet shëndetësore në Britani, Kanada apo Australia, prandaj i drejtohet me një pyetje këngëtares shqiptare me famë botërore: “Kur ti sëmurësh apo familja jote sëmuret apo kur dikush duhet të shkojë në spital, sa ju kushton që të shkoni atje?”

    Dua i përgjigjet: “Është tërësisht falas. Ne britanikët shërbimin shëndetësor kombëtar e konsiderojmë si një të drejtë, njësoj sikur pasja e ujit të rrjedhshëm në shtëpi.

    Sanders më pas thotë: “A e dëgjuan të gjithë në Shtetet e Bashkuara atë që e tha ajo? Në Britani, kujdesi shëndetësor, që nga fundi i viteve të dyzeta, është cilësuar si e drejtë njerëzore, jo si privilegj”.

    Dy figurat e njohura më pas diskutojnë për lidhjen mes humbjes së vendit të punës, sidomos në kohën e pandemisë, dhe humbjen e qasjes në kujdes shëndetësor pa pagesë. Diskutimin e tyre mund ta ndiqni në këtë video:

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Zgjedhja e Donald Trumpit hap një mundësi për dialog të ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, megjithëse synimi i Uashingtonit mbetet...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka lënë me urgjencë seancën plenare këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Top Channel, ai...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pentagoni është habitur nga zgjedhja e Donald Trump për ta bërë Sekretar të Mbrojtjes Pete Hagseth, një veteran i gardës kombëtare dhe...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten ka mbajtur protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë paraqitur disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.